Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“S’po ikën për para”, ish-kapiteni i United: Spanja vendi ideal për Salah

Momo Salah ka dhe një vit kontratë me Liverpoolin. Për yllin egjiptian ka sirena spanjolle, ndërsa marrëveshja e rinovimit me “The Reds” është akoma shumë larg.

Barcelona është e interesuar për shërbimet e sulmuesit 29-vjeçar, por jo vetëm. Nëse nuk arrin të bindë Kylian Mbappe, Real Madrid do të nisë ofensivën për Salah.

Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane thekson se goleadori i ekipit të Klopp nuk po kërkon të largohet nga “Anfield” për para, teksa e këshillon të vijojë karrierën në La Liga.

Nuk besoj se largimi i mundshëm i Salah ka lidhje me paratë, unë mendoj se ka lidhje me tjetër gjë. Ai ka luajtur jashtë përpara se të vinte te Liverpool, ndoshta do të provojë një tjetër aventurë në një shtet tjetër.

Unë jam i bindur që Spanja do të ishte alternative më e mirë për Momon”, deklaroi ish-kapiteni i Manchester United. Sulmuesi egjiptian kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të Premier League me 20 gola, tre më shumë se Son i Tottenhamit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...