Kupa e Italisë

“S’po jepni maksimumin, loja juaj ta shpif”, Nedved shpërthen ndaj lojtarëve dhe Allegrit

Humbja e një finaleje shkakton gjithmonë zemërim. Kështu ka ndodhur edhe me Pavel Nedved, zëvendës presidentin e Juventusit pas disfatës 4-2 në finalen e Kupës së Italisë përballë Interit.

Bardhezinjtë mbyllën sezon pa trofe pas dhjetë vitesh. Një gjë e tillë nuk është dramë, por drejtuesi çek nuk e ka pritur aspak mirë performancën e lojtarëve, ndërkohë që zemërimit të tij nuk i ka shpëtuar as Max Allegri.

Nedved nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij, duke akuzuar lojtarët për faktin që nuk kanë dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën që mbajnë veshur. Ai nuk ka qenë kurrë një admirues i Allegrit.

Ish-mesfushori, në prezencë edhe të dy drejtuesve Arrivabene e Cherubini, ka kritikuar trajnerin në lidhje me formacionin e zgjedhur në finale, mungesën e lojës dhe nervozizmin që solli ndëshkimin me karton të kuq.

Nedved është i bindur që progresi i Juventusit sa i përket stilit të lojës ka qenë minimal dhe i pamjaftueshëm, dhe një gjë të tillë u ka shprehur troç lojtarëve dhe stafik teknik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency