Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

S’po luan tek Atletico, Santiago Arias drejt Napolit

Në merkaton e verës, transferimi i Santiago Arias nga PSV Eindhoven tek Atletico Madridi u cilësua si një lëvizje e zgjuar e spanjollëve. Por deri në këtë fazë të sezonit, kolumbiani duket se nuk ka dhënë atë që pritej në “Wanda Metropolitano” dhe zërat për një largim të tij që në merkaton e janarit janë shtuar ndjeshëm. Arias, përpara se të transferohej në Madrid, ishte një objektiv konkret i italianëve të Napolit, të cilët në fund u dorëzuan përballë konkurrencës së “Los Cholconeros”. Zërat e fundit të merkatos e shikojnë Napolin si një nga destinacionet e mundshme të 26-vjeçarit në janar, edhe pse nga gara nuk duhen përjashtuar edhe anglezët e West Hamit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...