Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

S’po rinovon me Barcelonën, Atletico synon të marrë gratis “xholin” katalanas

Barcelona po shkëlqen në fushë. Xavi ka krijuar një skuadër spetakolare, që luan bukur dhe shënon gola. Tifozët po e shijojnë në maksimum këtë moment të mirë të skuadrës së zemrës, ndërsa drejtuesit janë të fokusuar te merkato.

Te Barcelona po merren edhe me rinovimet. Optimizëm ka në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimeve me mbrojtësin Araujo dhe talentin Gavi, ndërsa mungon akordi me Sergi Roberton.

30-vjeçari, i cili ka dalë nga moshat e Barcelonës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Xavi nuk e cilëson një titullar fiks, ndërsa lojtari i krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, nuk është i bindur për të rinovuar.

Nga një situatë e tillë po tenton të përfitojë Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës po përgatisin një ofertë tunduese për Sergi Roberton, i cili vlerësohet shumë nga trajneri Diego Simeone.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...