Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sponsor “extra large” në fanellë, Huddersfieldi rrezikon gjobë të majme

Sezoni i ri futbollistik 2018-2019 ende nuk ka nisur, megjithatë në Angli kanë shpërthyer polemikat. Bëhet fjalë për Huddersfieldin, klub që nuk mundi të mbijetonte në Premier League e që në këtë sezon do të luajë në Championship. Motivi i polemikave, aspak i zakonshëm, është sponsori mbi fanellë. Janë thyer rregullat e Federatës së Futbollit si dhe është shkaktuar zemërim te tifozët.

Sipas normave të FA-së, hapësira maksimale e rezervuar për sponsorin në fanellë është 250 centimetra katrorë. Por kompania e basteve, partner komercial i Huddersfieldit e ka shkelur hapur këtë rregull me një shirit diagonal të gjerë. Në momentin që skuadra e Huddersfieldit hyri në fushë në miqësoren me Rochdale, shumë tifozë nisën të qeshnin e të tjerë kontestuan drejtuesit.

Klubi anglez rrezikon një gjobë të majme, por ndërkohë mund t’i shesë uniformat në dyqanet zyrtare, sepse rregullat e FA-së përfshijnë vetëm fanellat që vishen në fushë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...