Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sponsori Pirelli gati të ndihmojë Interin për blerjen e Messit!

Mediat spanjolle pak ditë më parë e bënë fakt të kryer largimin e Lionel Messit nga Barcelona në fund të këtij sezoni me yllin argjentinas që nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me blaugranat dhe kërkon të largohet me parametër zero në verën e vitit të ardhshëm. Gjithsesi me disa deklarata të dhëna sëfundmi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu theksoi se dëshira e Messit është një dhe e vetme të mbyllë karrierën me Barcelonën. Por tashmë që gjithçka që është një rebus i vërtetë dhe ato që thuhen për të ardhmen e Messit, janë kontradiktore, klubet e interesuara për të do ta bëjnë një tentativë dhe një prej ekipeve që interesohen për Messin është edhe Interi.

Klubi zikaltër e ëndërron prej kohësh 6-herë fituesin e Topit të Artë dhe për të bërë të lumtur të gjithë popullin zikaltër duke afruar një prej futbollistëve më të mirë të historisë, presidenti i Interit mund të ndihmohet edhe nga sponsori Pirelli. Marco Troncheti Provera njeriu kyc i Pirellit për të plotësuar edhe një nga dëshirat e mëdha të ish-presidentit Morattit, atë për të parë Messin të mbajë veshur fanellën zikaltër është gati të mbulojë një pjesë të pagës së majme të yllit argjentinas, vetëm e vetëm që Messi të transferohet te Interi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...