Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sponsori Xhaferri nuk ndalet, rinovojnë Gurishta dhe Krymi

Vllaznia reflekton optimizëm në prag të derbit të Shqipërisë, ndaj Tiranës. Nuk bëhet fjalë për përgatitjet apo ndonjë deklaratë për bardheblutë, por për të ardhmen. Klubi Shkodran ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së kapitenit Gurishta dhe të Krujës, të cilët do të jenë të lidhur me skuadrën ku janë rritur si futbollistë edhe për dy sezone të tjera.

Atyre u përfundonte kontrata pas 3 muajsh, por sponsori Xhaferi nuk ka pritur fundin dhe ka mbyllur që tani marrëveshjet e reja si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi.

Rinovimi me këta dy lojtarë sigurisht është diçka shumë e mirë, sepse konfirmon faktin që drejtuesit e Vllaznisë janë duke menduar për të ardhmen. Gjatë verës janë firmosur kontrata afatgjata me lojtarë të tillë si Krymi dhe Adili, ndërsa më pas zgjati bashkëpunimin edhe Ardit Hoxhaj.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...