Ky lajm, në njëfarë mënyrë, ka tronditur opinion në Brazil në aspektin politik dhe futbollistik. Sipas disa dëshmive, ish-futbollisti brazilian, Rivaldo, dhe motra e Neymar Jr., Rafaella Santos, fshihen pas trazirave dhe sulmeve të grushtit të shtetit pas fitores së Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale në Brazil.
Prokuroria i akuzon këta dy persona për financimin e këtyre tentativave për grusht shteti.
Rivaldo dhe Rafaella Santos janë në qendër të hetimeve të Policisë Federale, që ka hapur dosjen për gjithçka ndodhi më 8 janar, kur Lula da Silva mori presidencën e Brazilit pas zgjedhjeve.
Ndjekësit e Jaír Bolsonaros, ish-president i Brazilit, morën pjesë në pushtimin e Dhomës së Gjelbër të Deputetëve, Gjykatës së Lartë Federale dhe Pallatit Planalto.
Shumë persona të arrestuar, pjesëmarrës në aktet vandal, kanë rrëfyer se ish-sulmuesi i Barcelonës dhe motra e Neymar Jr. ishin disa nga personat që financuan këto tentativa për grusht shteti.
Lexo edhe:
- Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
- “Ata janë një skuadër e mërzitshme”, Allegri: Interi? Prisni gjithçka!
- VIDEO/ Berisha i pakalueshëm, Empoli mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”
- Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin
Rivaldo ka sponsorizuar protestat me pothuajse 10,000 euro
Njëri prej të arrestuarve rrëfeu se Rivaldo dhe Rafaella Santos ishin personat që financuan këto marshime në mbështetje të Jaír Bolsonaros.
Sipas dëshmisë, ish-futbollisti dhe kampioni i botës me Brazilin ka dhuruar rreth 9,500 euro, por ekipi ligjor i Rivaldos e kundërshton këtë version, duke theksuar se ai ka ndihmuar me vetëm 380 euro për “njerëzit në nevojë nga kisha”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të motrës së Neymar Jr., Rafaella Santos, theksojnë se ajo nuk ka sponsorizuar me asnjë shumë.
