Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sportiello dorëzohet në fund, Atalanta barazon në Firence

Atalanta ka arritur të marrë një barazim ‘in extremis’, por tërësisht të merituar, në ndeshjen ndaj Fiorentinës vendase.

Në ‘Artemio Franchi’ u zhvillua një sfidë shumë spektakolare, që pati për protagonistë futbollistët e Atalantës dhe portierin e Fiorentinës, Sportiello.

Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 12, me anë të talentit Enrico Chiesa, që goditi bukur brenda zonës dhe mposhti Etrit Berishën.

Që nga ai moment, Atalanta kërkoi me ngulm golin e barazimit, veçanërisht në pjesën e dytë, kur humbi edhe një 11 metërsh me Papu Gomez, si dhe disa raste të shkëlqyera shënimi. Gjithsesi, barazimi erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë, kur Sportiello nuk ia doli të ndalë një goditje të mesfushorit Freuler.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...