Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sprinti final, Laçi optimist për Europën

Gjithmonë ka qenë një skuadër me grintë dhe besim tek forcat e veta, një kombinim që e ka bërë Laçin të jetë një faktor i rëndësishëm i kampionatit në vitet e fundit. Këtë edicion skuadra është treguar e brishtë dhe tejet e kufizuar, duke bërë që realiteti të jetë shumë larg pritshmërive.

Fitorja ndaj Skënderbeut ka rikthyer entuziazmin tek bardhezinjtë, që pas eliminimit nga Kupa, synojnë të arrijnë Europën nëpërmjet kampionatit. Vendi i tretë është vetëm 4 pikë larg dhe me përballjet direkte që ka në javët e ardhshme ndaj Flamurtarit dhe Teutës që janë kundërshtarët në klasifikim gjithçka është e mundur.

Suksesi ndaj kampionëve ka shtuar besimin tek kurbinasit që së bashku me optimizmin, kanë gjetur recetën e duhur për të sulmuar objektivin në sprintin final të edicionit. Ndoshta kalendari nuk e favorizon shumë skuadrën e Sulejman Starovës, që në 6 javët e mbetura ka 3 ndeshje në shtëpi, midis tyre fitorja në tavolinë me Kamzën, dhe 3 në transfertë ku dy prej tyre janë me rivalët e drejtpërdrejtë Flamurtari dhe Teuta.

Cilësitë e skuadrës janë po ato që u vërejtën në fillimin e sezonit, ku në fazën e parë Laçi nisi të mendonte edhe për titullin kampion, ndërkohë që në javët e fundit i duhet besimi tek forcat e veta dhe dozat e optimizmit. Për momentin këto komponentë janë tek kurbinasit që nuk heqin dorë nga vendi i 3 dhe rikthimi në kompeticionet e UEFA-s edhe këtë verë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...