Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sprinti i fundsezonit, Laçi ekspert për Europën

Çdo sezon, në momentin kur Laçi duket se ka mbetur pa asnjë shpresë, kurbinasit bëjnë kthesën e madhe dhe në fund prekin Europën. Dhe këtë sezon, eliminimi në Kupë, që la si të vetmen dritare për kompeticionet europiane kampionatin, solli shkundjen te bardhezinjtë, që të favorizuar dhe nga kalendari i javëve të fundit morën 3 fitore radhazi, duke qenë tashmë të 3-tët në renditje e duke lënë pas dhe kampionët e Partizanit, e mbi të gjitha në fundjavë me një dorashkë sfide ndaj Tiranës mund të provojnë të ëndërrojnë dhe për titullin.

Por, për momentin, “shtrihen këmbët sa është jorgani” dhe synimi i Laçit është Europa. Fitorja e fundit ndaj Bylisit, pavarësisht ndonjë episodi, ishte vazhdimi i një serie mjaft pozitive, që tregoi dhe njëherë se te Laçi për Europën nuk dorëzohet kurrë.

Skuadra që e sheh kampionatin si të vetmen alternativë për kompeticionet kontinentale, reagoi pozitivisht dhe mori suksesin me Luftëtarin, Flamurtarin e së fundmi me Bylisin, që e kishte eliminuar në Kupë. Tashmë vendi i 3-të në renditje përbën kërcënim dhe për kampionët e Partizanit, që mund ta gjejnë veten jashtë Europës nëse nuk reagojnë menjëherë, por mbi të gjitha duhet të shpresojnë që Laçi që mos fusë marshin e Europës, siç ka bërë në çdo fund sezoni në tërë këto vite.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...