Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Spurs të pandalshëm, LeBron James parakalon legjendën Jordan, por s’mjafton për Lakers

Një mbrëmje e pasur me plot 10 ndeshje në NBA, ku spikatën veçanërisht fitorja e katërt radhazi e San Anonito Spurs, por edhe humbja e Los Angeles Lakers, që nuk po arrin ta shfrytëzojë praninë e LeBron James.

Spurs triumfuan 104-111 në parketin e Atlanta Hawks, duke e bërë diferencën në periodën e fundit, falë formës së LaMarcus Aldrige, që realizoi në total 32 pikë. Dhanë kontribut të çmueshëm edhe Derrick White dhe DeMar DeRozan, respektivisht me 18 dhe 14 pikë.

Krizë e thellë për Lakers, që u dorëzuan në “Staples Center” përballë Denver Nuggets me rezultatin 95-115. Zona play off është gjithë e më larg, edhe pse James vijon të shënojë me një mesatare të mirë. Këtë sfidë e mbylli me 31 pikë, por në kampin kundërshtar morën më shumë vlerë 23 pikët e Will Barton, 19 të Gary Harris dhe po kaq (19) të Jamal Murray. Përtej humbjes me Nuggets, LeBron James arriti në kuotën e 32 311 pikëve, duke zhvendosur në pozicionin e 5-të të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA legjendën Michael Jordan (32 292 pikë).

Një hap fals i pakuptueshëm në fushën e Chicago Bulls për Philadelphia Sixers, që u dorëzuan në fund me vetëm një pikë diferencë 108-107 falë koshit të Zach LaVine, që shkëlqeu me plot 39 pikë në total.

Fitore “in extremis” edhe për Boston Celtics, 109-111 në parketin e Sacramento Kings. Gordon Hayward i dha epërsinë Bostonit në sekondat e fundit, ndërsa tentativa nga distanca e Harrison Barnes, që shënoi 24 pikë në total, rezultoi e pasuksesshme në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Miami Heat 84-91

Washington Wizards – Dallas Mavericks 132-123

Detroit Pistons – Minnesota Timberwolves 131-114

Brooklyn Nets – Cleveland Cavaliers 113-107

Atlanta Hawks – San Antonio Spurs 104-111

Chicago Bulls – Philadelphia Sixers 108-107

New Orleans Pelicans – Utah Jazz 104-114

Phoenix Suns – New York Knicks 107-96

Sacramento Kings – Boston Celtics 109-111

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 99-115

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...