Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sqarimi i FSHF-së: Nuk shtyhet ndeshja play-out Vllaznia B-Orikumi

Federata Shqiptare e Futbollit, duke marrë shkas nga disa publikime që lidhen me interpretimin e rregullores së veprimtaritë futbollistike dëshiron të bëjë me dije si vijon:

Neni 98/3 i Rregullores parashikon se skuadrat e renditura përkatësisht në vendin e 9-të të Grupeve A dhe B të Kategorisë së Parë do të zhvillojnë ndeshje play-off me skuadrat e renditura në vendin e 2-të të Grupeve A dhe B të Kategorisë se Dytë. Përkatësisht: vëndi i 9-të i Kategorisë së Parë i Grupit A do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me vendin e 2-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, sakaq, vendi i 9-të i Kategorisë së Parë i Grupit B do të zhvilloje ndeshje play-off me një takim me vendin e 2-t  të Grupit A të Kategorisë së Dytë.

Dispozita e Nenit 98/4 e referuar gjerësisht në opinionin sportiv për shkak të gjendjes sportive të Vllaznisë, ndalon luajtjen në të njëjtën kategori të ekipeve A dhe B, gjë, e cila, konform rregullores, nuk ndodh aktualisht, pasi ekipi i Vllaznisë A luan në Kategorinë Superiore ndërsa Vllaznia B luan në Kategorinë e Parë.

Në interpretim të nenit 98/4 të Rregullores, ndalesa është që ekipet A dhe B të luajnë brenda të njëjtit sezon në të njëjtën kategori.

Në këto kushte, pa paragjykuar rezultatet e ndeshjeve të mbetura të Kategorisë Superiore, nuk ka arsye të bazuar në rregullore për të shtyrë takimin play-out midis Vllaznia B dhe Orikumit, planifikuar për t’u luajtur në datë 18.05.2018. Aq më pak, nuk ka asnjë bazë ligjore, që ky takim të luhet midis ekipit të Orikumit dhe Tërbunit, i cili konform nenit 98/2 të Rregullores ka rënë automatikisht nga kategoria.

Me këtë qëndrim të fundit, FSHF-ja ka prerë përfundimisht çdo shpresë të pukjanëve për të qëndruar në Kategorinë e Parë, sepse Tërbuni ka rënë automatikisht nga kategoria.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...