Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sramaccioni largohet nga Irani, tifozët e Esteghalit dalin në protestë

Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni është larguar nga drejtimi i skuadrës së Esteghalit në Iran, pasi kontrata mes tij dhe klubit u shpall e pavlefshme nga FIFA për shkak të disa problemeve me ligjin e sportit atje.

Nën drejtimin e Stramaccionit dhe ndihmësve të tij italianë, Esetghali kryesonte renditjen në kampionat ndërsa fansat e klubit dolën sot paradite në protestë para Ministrisë Iraniane të Sporteve.

Vetë tekniku italian pranoi se është larguar për të respektuar vendimi ne FIFA-s dhe se nuk ka nënshkruar me asnjë klub tjetër, por është gati të rikthehet në Iran, nëse zgjidhen problemet që e penalizojnë kontratën.

“Nuk kam nënshkruar me asnjë klub tjetër dhe unë e stafi im jemi gati të rikthehemi te Esteghal, nëse zgjidhet ngërçi ligjor. Nuk është e lehtë të largohesh nga një skuadër që e ke ngjitur në krye të renditjes, pro jemi profesionistë dhe duhet të respektojmë vendimin e FIFA-s”, deklaroi Stramaccioni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...