Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

St Ettiene finalistja e dytë e Kupës së Francës, sfidon PSG-në!

Do të diskutohet mes Paris Saint Germain dhe St Ettiene, finalja e Kupës së Francës për vitin 2020. Në gjysmëfinalen e dytë atë mes St Ettiene dhe Rennes, skuadra e Claud Puel nxorri jashtë kompeticionit kampionët në fuqi të kompeticioni. Atëherë kur menduan se kjo ndeshje do i drejtohej shtesave një gol në minutën e 93-të i algjerianit Ryad Boudebouz, kualifikoi St Ettiene në finale falë suksesit me shifrat 2-1. Më herët Niang kishte kaluar në avantazh Rennes me një 11-metërsh në minutën e 33-të, ndërsa 10 minuta më vonë mbrojtësi Kolodziejczak arriti të kthente barapeshën. Tashmë vëmendja do të jetë e gjithë te finalja ndaj PSG edhe pse të dyja skuadrat kanë kohën e mjaftueshme për të menduar për këtë sfidë. Në fund të sfidës ndaj Rennes, tifozët e St Ettiene pushtuan fushën duke iu gëzuar kalimit të skuadrës së tyre në finalen e Kupës së Francës, pas plot 38 vitesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...