Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Stadiumi gati për ndeshjet e Euro 2028, klubi i Premier League restauron impiantin

Britania e Madhe është duke kërkuar me ngulm organizimin e Euro 2028, teksa në rast se ia del të mposhtë konkurrencën e Turqisë, atëherë ndeshjet do të luheshin në Angli, Irlandën e Veriut, Uells Skoci dhe Irlandë. Ndërkohë, në Angli po përgatisin edhe terrenet në formë që gjithçka të jetë e përkryer duke qenë optimistë se do të arrijnë të fitojnë të drejtën e organizimit të Europianit.

Së fundmi, klubi i Aston Villa-s ka bërë të ditur se më këtë qëllim do të vendosë të restaurojë stadiumin Villa Park, ndërsa një nga përmirësimet më të mëdha në impiant do të jetë shtimi i kapacitetit.

Aktualisht, në Villa Park mund të akomodohen 42.000 persona ndërsa pas punimeve do të shtohen edhe 8.000 vende. Sakaq, drejtuesit e Aston Villa-s janë besimplotë se punimet do të nisin në vitin e ardhshëm ndërsa fjalën e tyre në këtë projekt të ri do ta kenë edhe banorët rezidentë pranë stadiumit, apo biznesmenë të ndryshëm.

Në këtë formë, nëse Britania e Madhe fiton të drejtën për të organizuar Euro 2028, stadiumi i Aston Villa-s, i sapo rikonstrukturuar do të ishte një nga alternativat më të vlefshme, ndërkohë që impianti i ri në qytetin e Birmingham pritet të përfitojë edhe ndeshje të rëndësishme europiane të tipit, finale të Europa League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...