Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Stadiumi i Lezhës drejt prishjes, bashkia projekton ndërtimin e një qendre multifunksionale

Stadiumi Besëlidhja, i vetmi impiant sportiv i qytetit të Lezhës së shpejti rrezikon të mos ekzistojë më. Para pak muajsh kryetari i Bashkisë së Qytetit, Pierin Ndreu komunikoi se si pjesë e një projekti për ndryshimin e qendrës së qytetit, stadiumi do të prishet për ti lënë vendin një qendre multifunksionale, si qendër rekreacioni ku nuk do të mungojnë hapësirat e gjelbërta dhe ku planifikohet dhe ndërtimi i një parkimi të madh nëntokësor.

Vlen të kujtohet se aktualisht stadiumi me një hapësirë prej rreth 22 mijë metrash katrorë dhe një kapacitet prej rreth 5 mijë spektatorësh përmban të vetmen fushë futbolli të mbetur në qytetin e Lezhës, dhe është tanimë i rrethuar apo në rrethim e sipër nga ndërtimi i pallateve.

Pranë tij ndodhet edhe një terren i vogël që përdoret për stërvitjen e ekipeve të moshave. Besëlidhja, skuadra me histori që po shkon drejt 100-vjeçarit, luan ndeshjet e saj në këtë stadium dhe pas prishjes së tij do të mbetet pa një shtëpi.

Në aneksin e stadiumit, pak metra larg tij, ndërkohë kanë filluar punimet. Fusha stërvitore këtu do të prishet, për t’i lënë vendin një tjetër hapësire rekreacioni ku planifikohet të ndërtohen fusha tenisi apo ambiente të tjera sportive, e deri në përfundimin e këtij projekti, fëmijët lezhjanë do të mbeten edhe pa një ndër ambientet e vetme që kanë mbetur për praktikimin e futbollit.

Ndërkohë mungojnë ende informacionet nëse Bashkia e Lezhës ka një projekt për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe nëse po ku do të ndërtohet, por edhe në një rast të tillë, prishja e stadiumit ekzistues do të ishte padyshim një lajm tejet i keq për futbollin e këtij qyteti dhe atë shqiptar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...