Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Stadiumi i ri një fortesë, Eriksen afron Tottenhamin me objektivin Champions!

Një supergol dy minuta përpara fundit i Christian Eriksen riktheu te fitorja në Premier League, Tottenhamin që mposhti 1-0 në shtëpi Brighton Albion duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi tashmë Tottenham ka 3 pikë më shumë se Chelsea i vendit të 4-t, 3 javë përpara fundit. Stadiumi i ri vazhdon ti sjellë fat skuadrës së Pochettinos që regjistroi fitoren e 4-t në po kaq takime në impiantin e ri, duke thyer edhe Brighton që lufton me Cardiff City-n për mbijetesën në Premier League. Ky takim ishte i prapambetur nga java e 33-të, një ndeshje që në fund u mbyll me suksesin e Tottenham Hotspur. Ndeshja tjetër e së martës ajo mes Watford dhe Southampton përfundoi në barazim 1-1 me shenjtorët që morën një pikë të artë në garën për mbijetesë. Në këtë sfidë Long i Southampton shënoi golin e epërsisë për miqtë pas vetëm 7 sekondash lojë, duke hyrë në histori pasi realizoi golin më të shpejtë në të gjithë historinë e Premier Leagues.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...