Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Stadiumi merr emrin e tij”, qyteti i lindjes nderon talentin e Argjentinës

Viti 2022 u mbyll në mënyrë të shkëlqyer për Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas nisi aventurën angleze me Manchester City në verë, ndërkohë që më 18 dhjetor fitoi Kupën e Botës si protagonist me 4 gola dhe një asist.

22-vjeçari i lindur në Calchin, e nisi Botërorin e Katarit si zëvendësues, por fitoi rivalitetin me Lautaro Martinez për një fanellë titullari dhe zhvilloi performanca shumë të mira përkrah Leo Messit, idhullit të tij.

Alvarez po kalon momentin më të bukur të karrierës, që pritet të jetë e gjatë dhe e lavdishme, teksa ka marrë edhe një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.

 

Atletico Calchin, klubi ku u rrit, do të emërojë stadiumin ku zhvillon ndeshjet shtëpiake me emrin “Julian Alvarez”, vendim që e zbuloi presidenti i klubit në një prononcim për Tyc Sports.

Stadiumi ynë do të mbajë emrin e Julianit, i cili gjithashtu do të shpallet qytetar nderi i Calchin”, deklaroi kreu i Atleticho Calchin, skuadra që përfaqëson qytezën me 3 mijë banorë nga vjen Alvarez.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...