Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Stafi, plani dhe detaje të tjera: Silvinjo ka nisur punën te Shqipëria

Sylvio Mendez Campos Junior, shkurt Silvinjo. Është ai i përzgjedhuri, tanimë zyrtarisht për të udhëhequr Kombëtaren Shqiptare të Futbollit drejt misionit madhor, kualifikimit në fazën finale të Kampionatit Europian të vitit 2024.

Federata shqiptare e futbollit në zyrtarizimin e marrëveshjes njoftoi se tekniku 49-vjeçar brazilian, me një karrierë të pasur, do të ketë dy ndihmësa, ish lojtarin e famshëm argjentinas Pablo Javier Zabaleta Girod dhe bashkëatdhetarin Dorival Guidoni Junior.

Silvinjo bashkë me ndihmësat e tij do të zbarkojnë në Tiranë në datën 8 janar, për t’u prezantuar një ditë më pas, ndërkohë që edhe pse në distancë kanë nisur që tani punën duke marrë informacionet e nevojshme për fillimin e projektit të ri.

Një ndihmesë e madhe për transferimin e njohurive të mbledhura do të jetë edhe fakti se në krah të tyre do të jenë edhe një pjesë e mirë e stafit aktual të kombëtares, që pritet të konfirmohet. Kështu Supersport mëson se stafi mjekësor pritet që të jetë i njëjti, me Silvinjon që ka nisur komunikimin me anëtarët e tij për t’u njohur me gjendjen e çdo futbollisti në xhiron e kombëtares.

Gjithashtu trajneri pritet të ketë si bashkëpunëtor edhe videoanalistin italian të kombëtares Alariko Marko Rossi, si dhe një përgatitës atletik italian që është aktualisht në staf , ndërkohë që do të marrë me vete përgatitësin e dytë atletik.

Silvinjo ndërkohë është duke shikuar të gjitha ndeshjet e së kaluarës së afërt të kombëtares, si dhe duke parë të gjitha listat e grumbullimeve të fundit, duke u njohur një për një me 45-50 futbollistë që kanë qenë në xhiron e kombtares në kohën e fundit.

Tekniku gjithashtu do të ketë në dispozicion edhe një takim miqësor, në muajin mars, para ndeshjes me Poloninë për të rreshtuar në fushë skuadrën para takimit të parë zyrtar, ndërkohë që ka parashikuar dhe një tur europian në muajt e parë të vitit, për të ndjekur nga afër, por edhe për t’u takuar personalisht me lojtarët e kombëtares kuqezi që militojnë në kampionatet e huaja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...