Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Stambolli në flakë, Galatasaray fiton dy trofe në 4 ditë!

Stambolli në flakë për sukseset e Galatasaray-t. Vetëm pak ditë pasi triumfoi në finalen e Kupës së Turqisë duke mposhtur me përmbysje Akhisar, verdhekuqtë realizuan një tjetër përmbysje historike këtë herë ndaj Basaksehir në kampionat duke fituar zyrtarisht titullin një javë përpara fundit të sezonit. Ky ishte titulli i 2-të radhazi dhe i 22-ti në histori, rekord ky në futbollin turk për Galatasaray-n që siguroi gjithashtu pjesëmarrjen në grupet e Championsit. Golit të shpejtë të shpejtë të miqëve me Bajic, që heshti stadiumin Turk Telecom Arena, skuadra e Fatih Terim iu përgjigj me finalizimet e algjerianit Sofiane Feghouli dhe nigerianit Henri Onyekuru në pjesën e dytë duke marrë një fitore të madhe që e shpalli Galatasaray-n kampion një javë para fundit falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Istabul Basaksehir pasi diferenca në renditje është 3 pikë dhe ka edhe 1 ndeshje për të luajtur. Ky titull i dytë radhazi bëhet edhe më i bukur për Galatasaray-n nga fakti se vetëm disa javë para fundit, Basaksehir kryesonte me 7 pikë avantazh por edhe këtë herë dështoi të fitonte një  kampionat që e kërkon prej kaq shumë vitesh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...