Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Starova abonohet me barazimin, tani mendon për mbijetesën

Sulejman Starova duket se është abonuar me barazimin pa gola, të cilin e regjistroi edhe sot në ndeshjen hapëse të javës së 31-të të Vala Superligës. Në transfertën ndaj Drenicës, skuadra e Feronikelit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola, pavarësisht pritshmërive për një tjetër rezultat, ndërsa tani skuadra nga Drenasi do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mbijetesën.

Sulejman Starova mori drejtimin e Feronikelit më 20 Mars dhe prej atëherë ka regjistruar 6 barazime dhe një humbje, ndërsa 5 nga 6 barazimet, janë në shifrat 0-0. Vala Superliga do të vijojë nesër me 5 ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku vëmendja do të jetë në Gjilan, me Dritën kryesuese pret Lirinë e Prizrenit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...