Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Starova: Çani një dështim, titulli i 2016-ës, yni!

Partizani i Sulejman Starovës është një skuadër me fytyrë të re që kërkon të thyejë tabu të vjetra. Trajneri kryeqytetas përballet këtë të diel me një prej skuadrave që sezonin e kaluar i ka shkaktuar më shumë dëme. Në Gjirokastër, të kuqtë nuk e kanë pasur asnjëherë të lehtë dhe këtë sezon për herë të parë, Partizani viziton qytetin e gurtë, ku Starova takon një mik të vjetër.

Hasan Likën e kam mik të ngushtë. Ai ka ndryshuar fytyrën e Luftëtarit si me shkop magjik. Luftëtari i ka bërë të gjithë ndeshjet e mira, mund të merte më shumë pikë. Për rrjedhojë kanë filluar të evidentohen edhe lojtarët cilësorë që ka kjo skuadër. Fakti tregoi që me Kamzën, skuadrën më të mirë të momentin, jo vetëm e fitoi ndeshjen, por e dominoi edhe me lojë. Të dyja skuadrat luftojnë për fitoren, le të fitojë më i miri.”

Trajneri i skuadrës kryeqytetase përqendrohet më pas tek emrat konkretë të skuadrës së tij, duke hedhur poshtë zërat se Sukaj është larguar përfundimisht, por njëkohësisht duke e pranuar që Edgar Çani po rezulton një dështim i merkatos.

Për Sukajn unë e di që ka marrë leje. Përveç Kalarit, grupi që luajti është i plotë. A pritet të luajë Çani? Nuk ka asnjë shans. Nuk ka gjendje shëndetësore dhe kjo është një vonesë e pashpjegueshme. Koha e rikuperimet është larg. Partizani nuk varet nga një person i vetëm. Individi është në funksion të kolektivit. Fakti që nuk është aktivizuar, quhet një dështim nga ana jonë. Lojtari, ku u investua më shumë, nuk rezultoi i tillë.

Një çështje e nxehtë në kampin e kuq është edhe ajo e titullit të dy sezoneve më pare, që, pasi iu hoq Skënderbeut, ka mbetur pa një skuadër dhe Starova ka një qëndrim të qartë.

“Ai titull nuk ka ku të shkojë, se është yni, për faktin se skuadra Skënderbeut e ka marrë dënimin dhe Ilir Shulku thotë që nuk është UEFA që e jep. UEFA ka dhënë një dënim, Federata ka dhënë një dënim tjetër të formës së prerë. Në qoftë se duan ta lënë kampionatin pa fitues, fshijnë një pjesë të historisë. Automatikisht jemi ne skuadra që e meritojmë atë titullin.

Gjithsesi, pavarësisht nevojës për të forcuar sa më shumë organikën, Starova kërkon të fokusohet te futbolli i luajtur deri në fund të vitit, duke larguar vëmendjen nga emrat e merkatos që vijnë madje edhe nga Gjirokastra.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...