Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Starova: Dalim krenarë, Kupa na shton moralin për kampionatin

Intervista e trajnerit të laçit, Sulejman Starova, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që kurbinasit fituan 2-0 ndaj Tiranës, por që nuk ju mjaftoi për të vijuar rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.

Sa keqardhje keni për ketë sfidë?
Më kënaq mënyra e lojës, pasi djemtë besuan se mund të përmbysnin. Dalim krenarë nga Kupa, që do të thotë se shtohet morali për kampionatin. Skuadra beson më tepër të vetja.

Sa u kanë penalizuar mungesat?
Edhe sot, edhe pse s’kishim 3 lojtarë të rëndësishëm, bashkë me Berishën katër, u zëvendësuan mirë. Djemtë meritojnë komplimente sepse zhvilluan ndeshje të mrekullueshme.

Ekipi e kuptoi idenë tuaj sot…
Jam dakord. Parashikohej që Tirana do të luante e kujdesshme dhe kjo na ndihmoi disi të ndryshonim skemën në varësi të momentit. Detyra ishte mos të humbnim vigjilencën në sulm. Besimi i skuadrës u rrit edhe nga ndeshja në Tiranë. Incidenti humbet vëmendjen për të analizuar ndeshjen. Kam bërë dje analizën, janë 10 minuta vonesa. Loja e mirë ka të bëjë edhe me moralin. Tirana është nga të fortat e momentit.

Fat që nuk e realizuat dot, apo ekipi nuk bëri sa duhej?
Kam qimen e derrit unë (qesh). Për sa i përket penalltive, dua të them se nuk besoj se Domgjoni ka bërë faull atje. Edhe te prekja me dorë po shkonte te lojtari ynë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...