Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Starova debuton ndaj Llapit, Trepça ’89 sfidon Drenicën

Java e 25-të e Vala Superligës së Kosovës mbyllet me tre takime shumë interesante. Vëmendja më e madhe do të jetë në Drenas aty ku Feronikeli pret Llapin në një përballje direkte për vendet e para të klasifikimit. Të dyja skuadrat kanë nga 38 pikë në renditje dhe me një sukses sot do ta ngushtonin në 6 pikë diferencën nga Drita krysuese, duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar titullin kampion. Në debutimin e Sulejman Starovës në stolin e Feronikelit vendasit janë dukshëm të favorizuar për të marë tre pikët ndaj Llapit, megjithatë formacioni i Tahir Batatinës nuk duhet nënvlerësuar për asnjë arsye aq më më tepër që në sulm ka një super talent si Mirlind Daku. Një tjetër sfidë mes dy skuadrave që kanë pikë të barabarta 36 në tabelën e klasifikimit është ajo mes kampionëve në fuqi të Trepça ’89 dhe Drenicës me vendasit që do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë takim.  Më e lehtë parashikohet fitorja e Gjilanit ndaj Vllaznisë së Pozheranit. Në Supersport sot në orën 14:00 do të keni mundësi të ndiqni live sfidat Feronikeli-Llapi dhe Trepça 89-Drenica.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...