Miqesore

Starova: I kënaqur me lojën, sidomos në aspektin mbrojtës

Trajneri i Partizanit, Sulejan Starova, ka dhënë opinionin e tij për faqen zyrtare të klubit pas humbjes 1-0 me Kasimpasan në miqësoren e parë të zhvilluar në Antalia. 62-vjeçari e pranon se kishte përballë një skuadër të nivelit të lartë, megjithatë ekipi shfaqi grintë, sidomos në aspektin mbrojtës.

Ishte ndeshja jonë e parë pas 4 ditësh përgatitjeje në Antalia, përfshirë edhe një seancë paraditen e sotme. U përballëm me një kundërshtar që ka një nivel të lartë, është në fund të përgatitjeve dhe këtë javë rinis kampionatin. Duke u nisur nga këto rrethana, do të thosha që jemi të kënaqur nga paraqitja e ekipit, sidomos me veprimet mbrojtëse, duke dalë shpejt në sulm. Sigurisht që vuajtëm në zotërimin e topit, sepse kundërshtari, e përsëris, është pjesë e një kampionatin të fortë dhe kishte mundësitë dhe kualitetet të zotëronte topin më tepër. Nga ana tjetër ne jemi mbrojtur mjaft mire, me disa gabime të vogla në momente të ndryshme, por në pjesën më të mirë skuadra ka shfaqur shpirt të lartë gare në aspektin difensiv, por në atë ofensiv. Në pjesën e dytë sidomos, kemi patur disa mundësi të mira shënimi, dy herë Bardhi, Progni dhe rastin mjaft të pastër të Trashit, i cili gaboi me portën bosh. U ndëshkuam në momentin kur loja ishte drejt përfundimit.

I pyetur për nivelin e lojtarëve të mbërritur së fundmi në skuadër, Starova u shpreh:

Duan akoma kohë për të marrë minuta. Aktivizimi i tyre mund të ndodhë në miqësoren e ardhshme.

 

To Top