Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Starova: Ishim më lart se Hapoeli, atje për të fituar

Sulejman Starova, trajner i Laçit, ndjen keqardhje që skuadra e tij nuk arriti të merrte fitoren në takimin e parë me Hapoel Beer Shevan, pasi kurbinasit, sipas tij, luajtën më mirë se kundërshtari.

“Jam i kënaqur nga loja, pa modesti them se luajtëm më mirë se kundërshtari. Po të ishim me fat, në kundërsulme, do t’ia dilnim. Kjo është një skuadër me talente dhe e nxjerr golin dhe nga individi. Bëmë një lojë të mirë, u kënaqën edhe tifozët por më vjen keq që nuk fituam. Barazimi është jo i merituar për Hapoelin, por ky është futbolli. Duhet ta pranojmë. Gjithsesi, goli i pësuar prej nesh, ishte meritë e atyre, sepse skuadra ishte e rreshtuar mirë, por klasi i tyre të bën të ndëshkohesh.”

Ndeshja e kthimit: Nuk kemi çfarë ndryshojmë. Ne do të bëjmë lojën tonë. Lojtarët kanë marrë eksperiencën e tyre në këtë turne. Shpresojmë që edhe atje të bëjmë një figurë të mirë.

Shanset për kualifikim: Goli jashtë fushe të penalizon. Lamë terren, sepse kështu mund ta përballonim këtë skuadër. Por kaq janë mundësitë e skuadrës. Të gjithë dhanë maksimumin. Hapoeli është favorit me 1-1, por ne nuk kemi çfarë të humbim. Është kënaqësi. Më datë 18, shpresoj që lojtarët të jenë me të njëjtat fuqi i për këtë skuadër. Ne shkojmë për të fituar lojën.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...