Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Starova: Luajtëm mirë, meritonim 3 pikët, na mungoi vetëm fati

I kënaqur përgjysmë Sulejman Starova. Trajneri i Laçit e pranoi në intervistën për Supersport se skuadrës së tij i mungoi vetëm fati në ndeshjen ndaj Bylisit për të marrë tre pikët pasi sipas Starovës kurbinasit e dominuan kundërshtarin dhe meritonin ta fitonin ndeshjen.

“Edhe në pjesën e parë krijuam raste. Është e vështirë të krijosh raste ndaj Ballshit. Mbron me të gjithë ekipin. Janë 2-3 rastet e Xhixhës, Tekos, Domgjonit. Më vjen keq për skuadrën që nuk arriti të shpërblehej me një fitore. Është hera e dytë që na jepet mundësia për tu afruar me kryesuesit. Skuadra dha shpirtin në fushë, por ishte e pafat.”

“Nuk kemi vuajtur nga mënyra e lojës. Kemi pasur 2 gola të marrë në minutat e fundit. Skuadra do kishte 4 pikë më shumë. Është një kampionat i ekuilibruar. Duhet të kesh edhe pak fat. Bëmë presion, nuk lejuam kundërsulmin. I provuam të gjitha, lojën nga krahët, topin e gjatë, kombinimet. Meritë e skuadrës që luan mirë dhe krijon. Ishim të pafat e përsëris. Direkt pas daljes me karton të kuq, doli Fangaj, u fut Malçi.”

Unë i kam analizuar këto javë kampionat. Jam i mendimit që skuadra ka luajtur mirë. Kemi 2 humbur 2 shanse të mira në Vlorë e në Shkodër. Kemi luajtur mirë me Partizanin. Kemi treguar që luajmë me të fortat. Kur nuk jemi te pretenduesit, fillojnë të gjejnë gjëra. Skuadra mbrohet mirë, krijon raste, për mua me pak fat do të flisnim ndryshe! Nuk flitet vetëm prej rezultati”, u shpreh Starova

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...