Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Starova: Na ndëshkoi dëshira për të fituar, Selmani është më i miri në Shqipëri

Intervista e trajnerit të Laçit, Sulejman Starova, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që kurbinasit humbën 1-3 ndaj Tiranës në shtëpi, duke mbetur edhe jashtë garave europiane.

Çfarë nuk funksionoi sot me Laçin, që për herë të parë nën drejtimin tuaj, pësoi 3 gola?
Pësuam 3 gola, pasi kërkuam të fitojmë lojën me çdo kusht. Në rastin e parë, portieri më i mirë në Shqipëri, Selmani na mbajti në lojë, por nuk e shfrytëzuam as këtë moment, as kur fituam penalltinë tonë, që e humbëm. Kemi bërë disa gabime që nuk i kemi shfaqur në ndeshje të tjera, ndonëse e nxorëm një gol dhe arritëm të rihapim ndeshjen. Megjithatë duhet t’i japim meritat edhe Tiranës, që e menaxhoi mirë lojën.

Keni qenë trajneri i fundit që e kishit shpallur Partizanin kampion. A do t’i bashkoheni festës së të kuqve?
Sot jo pasi jam akoma i dëshpëruar për humbjen e sotme. Do ketë kohë në ditët në vijim, për t’i uruar të gjithë.

Ku mendoni se gabuat sot në garën për Europën?
Në fakt konkurrenca ka qenë shumë e fortë, pasi në javët e fundit u rikthyen edhe skuadra si Flamurtari e Skënderbeu, që kishin kaluar javë të vështira. Gabuam edhe në merkato disi, pasi rreth 6 lojtarë që erdhën në janar, nuk ia dolën të kapin formacionin, duke bërë që disa boshllëqe të mbeteshin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...