Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Starova: Ndaj Kukësit dhe Korçës, na kanë penalizuar gabimet njerëzore të arbitrave

Një fitore në dukje e lehtë dhe një Partizan që jo vetëm kthehet te fitorja, por duket se vërtetë tani ka filluar të funksionojë.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe gjatë gjithë javës punova shumë për të mobilizuar skuadrën dhe për t’i bërë lojtarët të vlerësojnë maksimalisht ekipin e Lushnjës. Kundërshtari nuk është ky që pësoi 6 gola, pasi po luan dhe po mundohet të nderojë kampionatin. Gjithsesi, jam i kënaqur që qarkulluam mirë topin dhe bëmë kombinacione mjaft të bukura, gjë që na shpërbleu edhe me shënimin e golave të shumtë”, tha Starova.

Në fillim Gojkoviç ndaj Kukësit dhe sot Belica, Ramadani e Cardoso, blerjet e reja kanë filluar të ambientohen dhe të shënojnë. Kjo do të thotë se ata janë ambientuar mjaft mirë me skuadrën e kuqe.

“Unë e kam thënë prej kohësh, se që kur e mora skuadrën, por edhe pas përforcimeve të janarit, ekipi ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, pavarësisht renditjes, pasi këto janë probleme edhe të fillimit të sezonit”

Partizani është vetëm 5 pikë larg vendit të dytë dhe në rast të një dënimi hipotetik të Skënderbeut, do të jetë pikërisht ekipi pasardhës, që do të luajë në Champions.

“Ne jetojmë me situatën dhe i llogarisim të gjitha. Në javët e fundit kemi humbur dy mundësi të mira për t’iu afruar vendit të dytë, por jo vetëm për fajin tonë, pasi kanë ndikuar edhe gabimet njerëzore të gjyqtarëve, si në Korçë, ashtu edhe ndaj Kukësit”, tha Sulejman Starova.

Trajneri i Partizanit evidentoi edhe përmirësimin e madh të dyshes së sulmit, Progni-Bardhi, të cilët shënuan 3 gola sot së bashku.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...