Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Start 3-pikësh për Wolsfburgun, mposht në limitet e kohës Schalken

Wolsburg e nis në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, me “ujqërit” që arritën të mposhtin 2-1 Shalken, një sfidë ku nuk munguan dhe kartonët e kuq.

Një pjesë e parë e karakterizuar nga intensiteti i lartë i lojës, ku që në minutat e para skuadrat provuan të lëshonin sinjalet e tyre, me Wolsburgun që u shfaq disi më kërkues. Aksionet e vendasve u shpërblyen në minutën e 33-të, ku Brooks i dha avantazhin të tijve.

Fraksioni i dytë i sfidës ishte sërish elektrizues. Në minutën e 65-të,Shalke e pa veten në pozita të vështira, pasi Nastasich u ndëshkua me karton të kuq.
Vendimi nga ana e kryesorit Patrick Itrich erdhi pas konsultimit me VAR-in.

Sidoqoftë episodi nuk demoralizoi Shalken, pasi në të 85-ën Bentaleb tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe rikthen baraspeshën. Por festa nuk zgjati shumë, pasi atëherë kur dukej se skuadrat do të ndaheshin në barazim, Ginzek arriti të finalizojë për t’i dhuruar ekipit të Wolsfburgut 3 pikët.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...