Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Start i “çmendur”, Arsenali fiton 4-3 ndaj Leicester

Premier League nisi që në ndeshjen e parë spektakolare me Arsenalin dhe Leicesterin që ngritën siparin me një sfidë fantastike mes tyre, ku Topcinjtë goditën në fund me Ramsey e Giroud për të fituar 4-3 një ndeshje me shumë përmbysje. Fillimi ishte I zjarrtë ne “Emirates” me Topcinjtë që goditën të parët që në të 2-tën kur Lacazzette shënoi golin e tij të parë anglez. Përgjigja e miqve nuk vonoi pasi në të 5-tën ishte radha e Okazakit për të cuar të tijtë në festë. Gjithsesi vulën që në javën hapëse nuk mund të mos e linte dhe Jamie Vardy që në të 29-tën përmbysi shifrat për Leicesterin. Para pushimit Arsenal riktheu sërish barazpeshën me Danny Wellbeck.

Në pjesën e dytë Vardy megjithatë kishte të tjera plane për takimin duke kaluar për herë të dytë në epërsi “Dhelpërat”. Gjithsesi Arsenal nuk mund ta niste me humbje sezonin dhe në të 83-tën Aron Ramsey shfrytëzoi një pasim të marrë në zonë duke shënuar dhe golin e 3-3. Premier Ligë mbetet e cmendur megjithatë për shkak të ekipeve që nuk dorëzohen kurrë dhe Arsenal një ndeshje të menduar të humbur arriti ta fitojë duke gjetur 3 pikët me një gol me kokë të Olivier Giroud.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...