Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Start zhgënjyes, klubi i njohur gjerman shkarkon trajnerin!

Katër humbje radhazi në Bundesliga, pesë gola të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Hoffenhaim duke u eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/16-tave. Drejtuesit e Schalke 04 nuk kanë duruar më dhe shkarkuan nga detyra trajnerin Frank Kramer i cili ishte emëruar vetëm këtë verë.

Kështu, zgjat pak aventura në klubin nga Gelsenkirschen e teknikut 50-vjeçar me drejtuesit që tashmë nisin të kërkojnë për një trajner të ri në mënyrë që të rikthejnë skuadrën në “shinat e duhura”. Në njoftimin e tyre për shkarkimin e trajnerit Kramer, Schalke e falenderon gjithsesi për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndërsa i uron fat në të ardhmen.


Aktualisht, Schalke 04 renditet në vendin e 17-të të Bundesligës me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në 10 ndeshjet e para të kampionatit teksa ekipi shënon me një mesatare të ulët prej vetëm një goli për ndeshje ndërsa nga ana tjetër, prapavija “fut ujë” pasi deri më tani kanë pësuar plot 24 të tillë.

Kujtojmë se Schalke 04 u rikthye këtë sezon në elitën gjermane mirëpo aktualisht duket se sikur do të luftojë sërish për mbijetesën në elitë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...