Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Starti i dobët, Villareali vendos të shkarkojë trajnerin

Qique Setien nuk do të jetë më trajneri i Villarealit. Klubi spanjoll ka njoftuar  me anë të një postimi në rrjetet sociale shkarkimin e teknikut pas rezultateve negative.

Villareali e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa në katër javët e para të La Ligas ka arritur të grumbullojë vetëm tre pikë. Ndërsa disfata 3-1 kundër Cadizit ishte ajo që shtyu drejtuesit e klubit të merrnin vendimin drastik për shkarkimin e teknikut 64 vjeçar.

Setien e mori drejtimin e Villarealit në tetorin e vitit të kaluar dhe e drejtoi ekipin në 39 ndeshje në të cilat mori 18 fitore, 6 barazime dhe 15 humbje, teksa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e pestë duke siguruar një vend në grupet e Europa League. Megjithatë ishte starti i dobët i sezonit të ri ai që solli shkarkimin e trajnerit.

Lexoni edhe: 

Pas largimit të 64-vjeçarit, klubi po mendon për zëvendësuesin e tij dhe emri që pëlqehet nga drejtuesit është ai i Julen Lopetegui. Qique Setien ka një total prej 564 ndeshjesh si trajner që nga debutimi i tij në vitin 2001, ndërsa kulmin e karrierës  e ka pasur mes janarit dhe gushtit të vitit 2020 ku drejtoi për 25 ndeshje Barcelonën.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...