Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Starti më i keq që pas vitit 1954, Ajax shkarkon Maurice Steijn

maurice steijn

Nuk ka më kohë për Maurice Steijn. Ajax Amsterdam njoftoi në pasditen e së hënës lajmin për shkarkimin me efekt të menjëhershëm të trajnerit holandez. 50-vjecari nuk i bëri një start të mirë aventurës tek Harkëtarët, pavarësisht investimeve rekord me vlerë mbi 100 milionë euro në verë dhe si rrjedhojë pagoi çmimin duke u larguar nga 36-herë kampionët e Holandës.

Steijn u emërua në verë tek Ajaxi, pas periudhës impresionuese me Spartën e Rotterdamit. Nën udhëheqjen e Steijn në sezonin e kaluar, roterdamasit përjetuan një sezon fantastik, duke u renditur në vendin e 6-të dhe duke u kualifikuar në zonën play-off të Conference League.

Lexo edhe:

Sidoqoftë, Maurice Steijn nuk përsëriti të njëjtin rendiment edhe tek klubi më i titulluar në Holandë. 50-vjecari e drejtoi Ajaxin në 11 ndeshje, në sfidat mes Eredivisie dhe Europa League, dhe mori vetëm 2 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Dy fitoret e vetme erdhën ndaj Heracles Almelo në ndeshjen e parë të sezonit dhe ndaj Ludogorets në fazën play-off të Europa League.

E tepërt për Maurice Steijn rezultoi humbja në fundjavë ndaj Utrecht me rezultatin 4-3. Në këtë periudhë, Ajaxi do të drejtohet përkohësisht nga asistenti Hedwiges Maduro, që do ta nisë aventurën me dy përballje delikate ndaj Brightonit dhe PSV Eindhoven në harkun e pak ditëve

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....