Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Starton Australian Open, Nadal e nis mbarë/ Tërhiqet prej dëmtimit idhulli i vendasve

Startoi në Australia turneu i parë Grand Slam për vitin 2023, Australian Open. Menjëherë, një episod i bujshëm në këtë turne me Nick Kyrgios që tërhiqet pa zhvilluar ndeshjen e parë. Tenisti Australian dhe idhulli i vendasve është penalizuar nga një dëmtim në gju e që ia bën të pamundur pjesëmarrjen në turne. Numri 21 i botës e deklaroi nëpërmjet një conference për shtyp ku u paraqit së bashku me fizioterapistin e tij se e kishte të pamundur për të zhvilluar ndeshje kompetitive. “Jam i shkatërruar, bëhet fjalë për një turne që unë e luaj në shtëpi. është fatkeqësi sepse isha një nga favoritët”, u shpreh Kyrgios.

Ndërkohë, në anën tjetër, shumë tenistë ia dolën të kalonin raundin e parë në Australian Open dhe mes tyre ishte edhe Rafael Nadal. Tenisti nga Mallorca mposhti me shifrat 3-1, Jack Draper. Spanjolli fitoi setin e parë 7-5, por më pas humbi të dytin 2-6, për t’u rikthyer më pas në setin e dytë dhe të tretë me shifrat 6-4 dhe 6-1.

Në raundin pasardhës, 36-vjeçari do të përballet me amerikanin McDonald. Sakaq, një biletë për në raundin pasardhës siguruan edhe italiani Janick Sinner që mposhti 0-3 Edmund, argjentinasi Cerundola që po ashtu me shifrat 3-0 kaloi patriotin e tij Pella. Triumf në raundin e parë edhe për Hurkacz, Shapovalov fitoi Tiafoe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...