Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Starton java e 10, udhëtuesit “bëjnë ligjin”

IPKO Superliga e Kosovës është rikthyer sot me dy ndeshjet e para të javës së 10, sfida në të cilat nuk munguan golat, por në fund buzëqeshën skuadrat mike.

Këhstu në stadioumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Liria u dorëzua pa kushte ndaj skuadrës nga Mitrovica, Trepça ’89, duke u mposhtur me rezultatin 0-4.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me skuadrën e Maganit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 47’ dhe më pas shënoi 3 herë të tjera, nga minuta e 85-të, deri në të 93-tën.

Fitore befasuese mori edhe Drenica, në transfertën kryeqytetase ndaj kuqezinjve të Flamurtarit, me rezultatin e pastër 0-3.

Miqtë shënuan dy herë brenda 5 minutash, 21’ dhe 26’, me anë të Dajakut dhe Ukës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Mustafa shënoi golin e tretë, duke mbyllur takimin dhe duke i dhënë Drenicës një fitore me shumë vlera.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...