Abissnet Superiore

Zyrtare, Kategoria Superiore rinis në 3 qershor!

Në mbledhjen e mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit pas disuktimeve të shumta u vendos zyrtarisht që futbolli në Shqipëri të rifillojë në datën 3 qershor. Dy opsionet e tjera të cilat u diskutuan mes zyrtarëve të FSHF-së dhe drejtuesve të klubeve ishin 31 maji dhe 7 qershori por për rifillimin u ra dakort për rrugën e mesme.

Në një takim të pak ditëve më parë me Ministrinë e Shëndetësisë, drejtuesit e FSHF-së prezantuan një protokoll të ngjashëm me modelet e ligave më të mira europiane, por edhe atyre të rajonit, ndërsa sot po konsultohet edhe me klubet.

Sot presidentët dhe drejtuesit e klubeve u njohën me të gjithë detajet e planit për rifillimin e Kategorisë Superiore dhe më pas do të pritet miratimi nga ana e qeverisë, për të rinisur stërvitjen individuale në 18 maj dhe rifillimin e kampionatit në 3 qershor.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency