Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Statistika e goditjeve në portë/ Seferi “breshëri” ndaj kundërshtarëve, Basa si “snajper”

Këtë fundjavë u mbyll faza e parë e Abissnet Superiore, teksa në emisionin Analizë Superiore në Supersport u fol edhe për një statistikë interesante e cila lidhej me lojtarët që godasin më shumë portën kundërshtare gjatë 90-minutave, por edhe për ato që kanë më shumë saktësi në përqindje.

Futbollisti që ka tentuar më shumë herë kuadratin e kundërshtarëve përgjatë këtyre nëntë ndeshjeve të para të kampionatit, rezulton të jetë Taulant Seferi. Sulmuesi i Tiranës ka provuar në diçka më shumë se tre herë, saktësisht 3.13 goditje ka qenë mesatarja e tij në këtë fazë të parë. Pas lojtarit nga Kumanova në këtë renditje vjen Agim Ibraimi i Dinamos dhe plotëson podiumin, Liridon Latifi i Vllaznisë.

Ndërkohë, sa i përket saktësisë së goditjeve, përqindjen më pozitive e ka Edi Basa i Kukësit që konfirmohet si një “snajper” para kuadratit kundërshtar. Pas sulmuesit të verilindorëve në këtë renditje vjen, Zarubica i Laçit dhe plotëson treshen e parë, Tedi Cara i Partizanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...