Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Statistika e Opta-s që zhvlerëson sulmin e Liverpoolit në sfidat finale

Tifozët e Liverpoolit ëndërronin një triumf të katërfishtë në këtë sezon futbollistik, por brenda pak ditësh u detyruan të pranonin vendin e dytë në Premier League dhe dështimin përballë Realit të Madridit në Champions. FA Cup dhe Carabao Cup, edhe pse të rëndësishëm, nuk janë trofetë që do ta etiketonin të shkëlqyer sezonin e “The Reds”.

Kompania britanike e analitikës sportive, Opta, ka pikasur një detaj mjaft interesant që nuk është se e nderon ekipin e Jurgen Kloppit. Kështu, në tri finalë të luajtura, në FA Cup, Carabao Cup dhe Champions League, për një total prej 330 minutash (duke mos marrë në konsideratë penalltitë), Liverpooli nuk ka mundur të shënojë qoftë një gol. Madje në këto tri finale ka goditur plot 61 herë drejt portës, 17 prej tyre brenda objektivit, por jo në rrjetë.

Mposhti pas ruletës së 11-metërshave Chelsea-n në finalen e Carabao Cup (në shkurt), pasi koha e rregullt dhe shtesa me dy pjesë prej 15 minutash përfundoi pa gola. E njëjta gjë ndodhi edhe në finalen e FA Cup, ku sërish 120 minuta nuk mjaftuan për të shënuar një gol. Edhe në këtë finale, po përballë bluve të Londrës, Liverpooli fitoi pas gjuajtjeve të penalltive.

Në finalen e Champions “The Reds” e “bombarduan” me goditje portën e Realit, por Thibaut Courtois ishte I pakalueshëm. Dy pretendentë për të fituar Topin e Artë, Salah (u shpall golashënuesi më i mirë i Premier Leaggue-s bashkë me Son Heung-min), por as Luis Diaz apo Firminho nuk shënuan në portën kundërshtare në tri finalet e sezonit. E sigurisht, kur kjo ndodh në më shumë se një rast, nuk është më rastësi. Jurgen Klopp duhet ta kishte zgjidhur këtë ngërç, pasi në futboll nuk mund të fitosh (përveçse me fat) pa shënuar.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...