Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Statistika e pabesueshme e Alabas, futbollist që di vetëm të fitojë

David Alabas iu desh shumë pak kohë për të treguar ndikimin e tij të menjëhershëm edhe në Madrid. Austriaku nuk kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur, përveçse të mësohej me oraret në Spanjë. Që në ndeshjen e parë u kuptua se fanella e Realit nuk do t’i peshonte aq shumë sa të ndikonte në performancat e tij në fushën e blertë.   

Nuk ka shumë qendërmbrojtës që mund ta bëjnë këtë. E dëshmojnë precedentët. Pepes iu desh shumë kojë për të treguar cilësitë e tij si qendërmbrojtës në “Bernabeu”. Italiani Cannavaro, kur iu bashkua Realit, kurrë nuk u ngjit në nivelin e atij lojtari që ishte tek Juventusi apo në përfaqësuesen italiane. Presioni i fanellës së bardhë “përpiu” një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serisë A, Walter Samuelin, dhe nuk i dha asnjë shans as Jonathan Woodgate.

Po Alaba është përjashtim. Ai është futbollisti i vetëm i mbërritur në verë, I padiskutueshëm në formacionin titullar të Ancelottit. Alabas i janë dashur vetëm 27 ndeshje për të fituar titullin e parë me Realin e Madridin, Superkupën e Spanjës. Për këtë lojtar të kesh sukses në vazhdimësi është brenda logjikës. Sepse që kur bëri kapërcimin e madhe në ekipin e parë të Bayernit, ai nuk ka fituar trofe vetëm në një sezon: gjatë 2010-2011. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë fushatë në të cilën David Alaba të mos ketë ngritur të paktën një trofe.

Alaba, në moshën 29-vjeçare, ka 28 trofe në karrierën e tij, një statistikë e jashtëzakonshme e destinuar për t’u rritur me transferimin e tij te Reali. Nëse fiton LaLigan, për të do të ishte titulli i 10 radhazi kampion, pasi ka fituar 9 me fanellën e bavarezëve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...