Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Statistika e veçantë/ Burnley në krye, lë pas Arsenalin e Tottenhamin

Kampionati anglez konsiderohet si më i forti në botë, me Premier League që çdo edicion dhuron emocione të jashtëzakonshme. Megjithatë, ndonëse është e vështirë që të gjesh vend në formacionin e skuadrave elitare të Anglisë, klubet besojnë edhe tek elementet e rinj.

Burnley është skuadra që ka moshën mesatare më të vogël sa u takon lojtarëve titullarë. Mosha mesatare e skuadrës që drejtohet nga Vincent Kompany është 24 vjeç e 147 ditë.

Pas The Clarets skuadra e dytë nga Premier League që u beson të rinjve është Arsenali. Një traditë e vjetër që vijon të respektohet. Nënkampionët e Anglisë kanë moshën mestare 24 vjeç e 224 ditë.

Lexo edhe: 

Gunners, edicionin e shkuar e humbën titullin vetëm në javët e fundit, ndërsa dhe këtë edicion ndodhen mes ekipeve pretendente. Dhe kanë si objektiv rikthimin te titulli. Trofe që mungon prej vitit 2004.

Në vendin e tretë të kësaj renditjeje të veçantë ndodhet Tottenhami. Mosha mesatare e formacionit të “Spurs” është 24 vjeç e 329 ditë. Skuadra nga Londra gjithashtu u beson talenteve të rinj.

Pesëshja e parë mbyllet me Chelsean që ka moshën mesatare të lojtarëve titullarë 24 vjeç e 359 ditë. Dhe Bournemouth me formacion mesatar 25 vjeç e 216 ditë.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...