Abissnet Superiore

Statistika e veçantë/ Krymi shënon golin historik të Vllaznisë në ndeshjen e tij të 200-të

Gol historik në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Engatias në “Loro Boriçi”. Në minutën e 70-të të sfidës, Vllaznia, pasi vetëm pak çaste më parë kishte humbur një rast të pastër me Da Silvan, kuqeblutë barazuan rezultatin me Ardit Krymin. I qëlloi pikërisht mesfushorit 25-vjeçar të realizonte këtë gol jubilar, pasi ishte i 3000-ti në histori për ekipin shkodran.

Por jo vetëm kaq, Ardit Krymi e shënoi këtë gol në ndeshjen e tij numër 200 me Vllazninë. Pikërisht para se të nistë takimi, mesfushori shkodran mori përgëzimet e shokëve të skuadrës për faktin që do të mbushte dy “shekuj” ndeshje me fanellën e skuadrës së qytetit të tij.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency