Conference League

Statistika/ Ekspertët e finaleve, Feyenoord inferior vetëm ndaj Sevilla-s

Feyenoord sfidon Romën në finalen e Conference League, një event që do të mbahet stadiumin Air Albania të Tiranës, të mërkurën në orën 21:00. Të dyja klubeve iu mungon prej shumë vitesh lavdia europiane teksa për herë të fundit, Roma luante në finalen e Uefa Cup ndaj Inter dhe dilte e mposhtur nga përballja me zikaltërit.

Nga ana tjetër, holandezët kanë një statistikë shumë pozitive kur vjen puna te finalja pasi roterdamasit kanë triumfuar në të treja rastet kur kanë mbërritur në ndeshjen e fundit të një kompeticioni.

Seria e suksesit për Feyenoord nis në vitin 1970 kur mposhtën në turneun e European Cup pas kohës shtesë me rezultatin 2-1 Celtic, ndërsa katër vite më vonë holandezët shfaqën superioritetin e tyre në UEFA Cup kur fituan ndaj anglezëve të Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 2-4. Ndërkohë, në vitin 2002 në finalen e UEFA Cup, holandezët mposhtën me rezultatin 3-2 gjermanët e Borussia Dortmund.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse edhe finalja e Tiranës do të rezultojë me fat për holandezët të cilët kanë një reputacion për të ruajtur kur vjen pun ate finalet e luajtura pasi deri më tani kanë patur 100% sukses. Sakaq, në këtë aspekt më mirë se Feyenoord ka bërë vetëm Sevilla e cila ka luajtur gjashtë finale dhe i ka fituar të gjashta.

Statistikat:

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency