Cody Gakpo është një nga premtimet më të mëdha të futbollit holandez. Lojtari i cili aktivizohet në Eredivisie me PSV është duke zhvilluar një sezon fantastik, teksa ka qenë protagonist kryesor në skuadrën e tij. Anësori 23-vjeçar ka regjistruar statistika mbresëlënëse teksa kur ende nuk ka mbërritur mesi i muajit tetor, Gakpo është përfshirë në plot 22 gola.
Dhjetë i ka shënuar vetë, ndërsa në 12 raste të tjera ka asistuar për të tjerët ndërsa në këto statistika llogaritet edhe një ndeshje me kombëtaren e Holandës ku Gakpo regjistroi një asist dhe një gol në ndeshjet e Nations League të muajit shtator. Në fakt, ky shpërthim i Gakpo lidhet edhe me trajnerin e PSV, Ruud Van Nisterloy i cili për golat di shumë ndërsa duket se tashmë po i trashëgon 23-vjeçarit disa nga “hilet” e zanatit.
Kështu, falë përfshirjes në 22 gola, Gakpo barazon në këtë statistikë edhe një si Erling Haaland i cili në fakt ka shënuar më shumë (19 gola) por ka asistur në vetëm tre raste. Jo më kot për Gakpo, Manchester United ishte gati të bënte çmenduri në verë ndërsa pritet që “Djajtë e Kuq” të tentojnë sërish verën e ardhshme, sigurisht nëse një klub tjetër nuk i paraprin dhe bën për vete Gakpo.
