Abissnet Superiore

Statistika identike! Guindo apo Seferi, kush do të jetë goleadori i Abissnet Superiore-s

Java e fundit e kampionatit do të jetë dhe sfida në distancë mes Taulant Seferit dhe Saliou Guindos, që do të synojnë trofeun e shënuesit më të mirë të Superiores. Të dy vitin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e kampionatit me shumë mundësi, me oferta të mira që kanë ardhur në drejtim të të dyve dhe ndoshta këpuca e artë nuk do të ndikojë as në kontratat e reja që i presin, por fitimi i një trofeu personal do të jetë një kënaqësi më tepër për të dy lojtarët.

Gara megjithatë për shënuesin më të mirë, një javë përpara fundit është në balancë të plotë, teksa si sulmuesi i Laçit ashtu dhe ai i Tiranës, kanë numër të njëjtë finalizimesh 18 dhe golave të tyre i shtuan dhe nga një finalizim për kokë në dy sfidat e fundit. Gjithsesi të dy lojtarët përveç golave të shënuar kanë dhe numër të njëjtë asistesh, me Guindon dhe Seferin që kanë shërbyer 11 herë për gol shokët e tyre të skuadrës, ndërkohë që diferenca është minimale vetëm në numrin e golave të shënuar me 11-metërsh, ku Guindo ka shënuar 4 herë nga pika e bardhë ndërsa Seferi, 3 herë.

Në javën e fundit Seferi do të luajë ndaj Kukësit, me Tiranën që do ngrejë lart dhe zyrtarisht trofeun e kampionit, teksa sulmuesi bardhebluve shpreson dhe ai të ngrejë lartë një trofe dhe në planin personal, ndërsa Guindo do të luajë ndaj Partizanit, me Laçin që Europën e ka siguruar dhe do të ketë më pas dhe një sfidë të fundit në Kupë përballë Vllaznisë. Sido që të shkojnë llogaritë e golave në javën e fundit si Seferi gjithashtu dhe Guindo, në këtë sezon kanë qenë dy rivalë të denjë për njëri tjetrin.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency