Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Statistikat/ Bregu sulmuesi më i kompletuar, Ardit Hoxhaj më efikasi

Javët kanë rrjedhur dhe po i afrohemi fundit të një kampionati shumë të luftua, por si kurrë më parë gjatë këtij sezoni, detajet do të bëjnë diferencën në këto 6 javë të mbetura dhe sulmuesve të skuadrave u kërkohet të japin më të mirën e tyre.

Për të bërë një analizë kemi marrë në studim dhjetë golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe kemi evidentuar diferencat në stilin e lojës së tyre.

Përjashtimi në këtë klasifikimi përfaqësohet nga Idriz Batha, që falë goditjeve të tij të dënimit i ka dhënë shumë pikë Tiranës. Dallohet në këtë klasifikim edhe mungesa e lojtarëve të Laçit, sepse skuadra kurbinase i ka të shpërndara golat te shumë lojtarë.

Dy sulmuesit e Kukësit ndërkohë kanë në total 70% të golave të skuadrës së tyre, një indikator që bën të kuptosh sesa lojtarët arrijnë të ngjisin në sulm skuadrën e tyre dhe në të njëjtën kohë e ndihmojnë duke krijuar raste për gol është ajo e topave të prekur në zonën e rreptësisë. Këto të dhëna i keni në grafikun e mëposhtëm.


Nga ky grafik mund të kuptojmë sesi Anthony i Bylisit është sulmuesi i kampionatit që prek më shumë topa gjatë një ndeshjeje. Eze dhe Bregu, respektivisht të Kukësit dhe Teutës, edhe pse vlonjati niset nga krahu, janë lojtarët e tjerë që ndihmojnë skuadrën të qëndrojë në zonën kundërshtare dhe të krijojë situata të rrezikshme. Sulmuesit e tjerë (plus Bathën sigurisht) janë lojtarët që luajnë më larg portës.


Po përveç se dërgojnë topin në zonën kundërshtare, a gjuajnë këta sulmues? Në grafikun e fundit mund të dallohet që Bregu është sulmuesi i vetëm që arrin t’i kombinojë të dy elementët, të dërgojë topin në zonë kundërshtare dhe të godasë. Anthony dhe Eze, dy sulmuesit e tjerë që ngjisin skuadrën në zonën kundërshtare, gjuajnë më pak në krahasim me lojtarin e Teutës.

Ndërkohë, ai që gjuan më shumë dhe mund të shfrytëzojë në këtë mënyrë edhe gjuajtjen nga distanca, është Ibraimi i Kukësit. Në këtë klasifikim të veçantë kanë të dhëna shumë interesante edhe Mario Gjata i Apolonisë dhe Jasir Asani i Partizanit. Por duhet të theksojnë se në fund gjëja e vetme që vlen, është shënimi i golit.

 


Nëse deri më tani kemi analizuar stilin e lojës së sulmuesve (nëse luajnë jashtë portës ose në zonën e penalltisë dhe numrin e goditjeve), është momenti për të përllogaritur efikasitetin e realizimeve. Ose më saktë, përqindjen e golave për gjuajtjet e bëra. Në këtë klasifikim shikojmë që është Ardit Hoxhaj lojtari që shënon më shumë në Kategorinë Superiore. Nëse statistikat e tjera ishin të lidhura me lojën e skuadrës dhe kontributin e lojtarëve në lojën e skuadrës, kjo statistika e fundit është e lidhur vetëm me vlerat individuale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...