Abissnet Superiore

Statistikat e ndeshjeve të Superiores/ Vllaznia dominon në kryeqytet, Partizani tre pikë me meritë

Pas një ndërprerje nga data 23 dhjetor e vitit të kaluar, këtë fundjavë skuadrat e Abissnet Superiore u rikthyen në fushë. Një nga sfidat që spikaste më shumë ishte ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë në Air Albania, e përfunduar në shifrat 0-0. Megjithatë, vetëm rezultati ishte i barabartë pasi në fushë shkodranët u shfaqën superior dhe këtë e faktojnë edhe statistikat. Të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric zotëruan topin në masën 57%, ndërsa gjetën kuadratin në tre raste. Nga ana tjetër, bardheblutë ishin pa shënjestër dhe nuk e vendosën për asnjë moment në provë portierin Zogovic. Sakaq, edhe në pjesën e dueleve të zhvilluara në fushë, kuqeblutë dolën fitimtarë në 147 raste nga 112 të Tiranës.

Ndërkohë, Kastrioti e nisi mbarë kampionatin me fitoren 2-0 ndaj Teutës. “Djemtë e Detit” ishin ata që zotëruan pjesën më të madhe të ndeshjes duke e pasur në pronësi sferën për 32 minuta, ndërsa edhe në pasimet e sakta ishin superior ndaj krutanëve. Megjithatë, statistikat nuk u përkthyen në rezultat për Teutën që tashmë përfshihet nga një krizë me tre humbje radhazi.

Ndërkohë, në Egnatia-Partizani të përfunduar me rezultatin 0-3, miqtë ishin dukshëm më mirë se vendasit teksa të kuqtë gjetën kuadratin e portës në 10 raste, ndërsa ishin superiorë edhe në zotërimin e topit apo duelet në fushë.

Ndërkaq, në takimin Skënderbeu-Laçi të përfunduar me shifrat 0-0, kurbinasit patën më shumë iniciativë për të marrë pikët e plota, megjithatë zotërimi i topit, goditjet në kuadrat nuk u përkthyen në gola. Në këtë sfidë, një fakt interesant është se numri i barabartë i dueleve të fituara nga secila skuadër, 94.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency