Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Statistikat/ Interi i këtij sezoni, identik me atë të Contes në vitin e titullit kampion

Një start sezoni për t’u harruar, ky i Interit të këtij sezoni, pasi zikaltrit kanë humbur 3 nga 7 ndeshjet dhe kanë grumbulluar vetëm 12 pikë, duke pësuar plot 11 gola, një shifër vërtetë shqetësuese.

Megjithatë ka një statistikë që i bën zikaltrit të jen optimistë dhe është pikërisht ajo e sezonit 2020-2021 nën drejtimin e Antonio Contes, me Interin që në fund ia doli të festojë titullin kampion të 19 në histori.

Edhe atë sezon, zikaltrit e nisën me dy fitore radhazi, njërën të vuajtur ndaj Fiorentinës 4-3 dhe tjetrën bindëse 2-5 në transfertë ndaj Beneventos, ndërsa në 5 ndeshjet e ardhshme regjistruan vetëm një fitore ndaj Genoas, tre barazime dhe një humbje në derbi.

Thënë ndryshe, pas javës së 7 të atij sezoni, zikaltrit kishin fiks 12 pikë, aq sa kanë aktualisht dhe gjithashtu atëherë kishin pësuar 11 gola, aq sa kanë pësuar edhe këtë vit, teksa kthesa atëherë nisi në javën e 8 me fitoren ndaj Torinos, që u pasua nga të tjera radhazi.

Këto statistika bëjnë zikaltrit optimistë se pas rinisjes së sezonit, do të arrijnë të rikthehen në nivelin e pritshmërive dhe të bëjnë disa fitore radhazi, për t’u shfaqur sërish pretendentë për titullin kampion, që është edhe objektivi i klubit këtë sezon.

Interi 2020-2021 në 7 javët e para
Java 1: Benevento-Inter 2-5
Java 2: Inter-Fiorentina 4-3
Java 3: Lazio-Inter 1-1
Java 4: Inter-Milan 1-2
Java 5: Genoa-Inter 0-2
Java 6: Inter-Parma 2-2
Java 7: Atalanta-Inter 1-1

Interi 2022-2023 në 7 javët e para
Java 1: Lecce-Inter 1-2
Java 2: Inter-Spezia 3-0
Java 3: Lazio-Inter 3-1
Java 4: Inter-Cremonese 3-1
Java 5: Milan-Inter 3-2
Java 6: Inter-Torino 1-0
Java 7: Udinese-Inter 3-1

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...