Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Statistikat me Ukrainën, kundërshtare e vështirë për kuqezinjtë

Ndeshja miqesore e futbollit, Shqiperi-Ukraine, e luajtur ne stadiumin Atleti Azzurri d'Italia ne Bergamo, Itali. 03 Qershor 2016

Kombëtarja Shqiptare po kalon një moment të vështirë, jo vetëm në rezultate, por edhe në mënyrën organizimit të lojës. Të dielën Chrisitan Panucci do të ketë mundësinë të testojë sërish skuadrën e tij në miqësoren me Ukrainën, ndoshta kundërshtari më i papërshtatshëm për të synuar kthesën. Ukrainasit nuk janë të panjohur për kuqezinjtë, duke qenë se jemi ndeshur me ta edhe 5 herë të tjera.

Historia nuk na favorizon pasi kemi marrë një humbje dhe një barazim në eliminatoret e Botërit 2006, pikërisht në Kiev me dy gola të Bogdanit. Përballja e fundit ka qenë në Bergamo, në miqësoren e 3 qershorit 2016, vetëm pak ditë përpara fillimit të “Euro 2016”, ku Shqipëria debutoi për herë të parë. Ai test u mbyll me humbjen 1-3, por që i vlejti shumë ish-trajnerit Gianni De Biasi për turneun francez.

Sot, Ukraina ka ndryshuar, pasi në krye është Andriy Shevchenko, ish-futbollisti ikonë e vendit. Që nga 15 korriku i 2016-ws ka marrë drejtimin e përfaqësueses, teksa në 15 ndeshje ka regjistruar 8 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, duke dështuar për kualifikim në Botërorin e Rusisë. Në grup me Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Kosovën, Ukraina arriti në finish në vendin e 3-të, duke mos patur mundësinë të luajë të paktën shanset e kualifikimit në play off.

Megjithatë, në 3 miqësoret e fundit sinjalet kanë qenë të mira, pasi janë marrë dy fitore ndaj Sllovakisë dhe Japonisë si dhe barazimi me Arabinë Saudite. “Ylli” i skuadrës është sulmuesi i Borussia Dortmundit Andriy Yarmolenko, por nuk qëndrojnë më pas Konoplyanka i Shalkes dhe Zinchenko i Manchester City-t.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...